spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Vdekja e 27-vjeçarit, Miftaraj: A e kishin policët trajnimin profesional të duhur për të menaxhuar situata të tilla?

Për vdekjen e 27-vjeçarit ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i cili ka thënë se mënyra se si pesë policët e menaxhuan situatën më së paku mund të quhet pakujdesi.

Sipas tij, 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit.

Ai madje ka shtruar edhe disa pyetje nëse policët kishin trajnimin profesional të duhur për situata të tilla.

Reagimi:

Mënyra se si pesë police e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm.

27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit.

Shteti permes Ministrit të Punëve të brendshme, Drejtorit të Policisë po edhe vet Kryeministrit do duhej të sqaronin per publikun kete situate sonte.

Pesë policet a e kishin trajnimin profesional te duhur per te menaxhuar situata te tilla?

Pse ne vitet e fundit po ndodhin skandale dhe dhunim te drejtave te qytetareve nga police te caktuar?

A eshte kjo si rezultat I politikave te reja te LVV qe policet e rinj nga shkollat e mesme te behen police me nje trajnim prej vetem 12 javesh?
A ka ndonje politike apo strategji te adresohet ky fenomen?

Ne keto vite sa police te rinj i kemi ne rruget e Kosoves me trajnim 12 javor?
Kosova gjithmone eshte krenuar me policine sepse ka qene nje force nder me te pregaditurat dhe me profesionalet jo vetem ne rajon por edhe ne krahasim me shtete te BE.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit