spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Tarifat e Trump/ SHBA drejt marrëveshjeve tregtare para 9 korrikut, sekretari i Thesarit: Priten njoftime të mëdha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë arritjes së disa marrëveshjeve të rëndësishme tregtare përpara afatit të 9 korrikut, datë kur pritet të hyjnë në fuqi tarifa më të larta për importet.

Sekretari amerikan i Thesarit, Skott Besent, tha gjatë një interviste për “CNN” se në ditët në vijim priten njoftime të mëdha lidhur me këto marrëveshje.

Ndërkohë, ai theksoi se administrata e presidentit Trump do të dërgojë letra paralajmëruese për 100 vende me të cilat SHBA nuk kanë shkëmbime të konsiderueshme tregtare, duke i vënë në dijeni për tarifat e larta që do të rikthehen nga data 9 korrik.

“Presidenti Trump do t’u dërgojë letra disa prej partnerëve tanë tregtarë, duke i paralajmëruar se nëse nuk ecet përpara me marrëveshjet, atëherë më 1 gusht tarifat do të rikthehen në nivelin e vendosur më 2 prill. Kjo është arsyeja pse shpresoj se do të arrijmë shumë marrëveshje shumë shpejt”, u shpreh Besent.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit