spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Rekord i ri botëror në 1500 metra

Faith Kipyegon bëri histori në Prefontaine Classic, teksa vendosi një rekord të ri duke thyer rekordin e saj botëror në 1500 metra me kohën 3:48.68, në Wanda Diamond League në Eugene.

Kampionia e Botës dhe fituesja e medaljes së artë olimpike bëri histori javën e kaluar duke vendosur miljen më të shpejtë në histori, megjithëse në një ngjarje demonstruese jozyrtare dhe të paautorizuar.

Kipiegon vrapoi 400 metra në 1:01.61 dhe 800 metra në 2:03.17, me shoqe skuadre fituesen e medaljes së argjendtë olimpike Jessica Hull. Australianja ishte ende një ose dy hapa prapa Kipiegon në xhiron e fundit, por mbajtësja e rekordit botëror përshpejtoi për t’u larguar.

Ndërsa ajo vraponte drejt fundit të garës, nuk pati rezistencë ndaj Kipiegon, e cila e kaloi vijën e finishit në 3:48.68 për të fituar me pothuajse tre sekonda diferencë.

Diribe Weltei nga Etiopia përfundoi në vendin e dytë (3:51.44), përpara Hull (3:52.67) dhe medalistes së bronztë olimpike Georgia Hunter Bell (3:54.76).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit