spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Putin ndërpret fjalimin për t’iu përgjigjur Trumpit: “S’mund ta lë të presë”

Presidenti rus Vladimir Putin u detyrua të largohej me nxitim nga një forum publik në Moskë për t’iu përgjigjur një telefonate nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Ngjarja ndodhi gjatë fjalimit të tij në forumin “Ide të Forta për një Kohë të Re”, ku Putin kërkoi ndjesë ndaj audiencës për largimin e papritur.

“Ju lutem, mos u zemëroni. E kuptoj që mund të flasim më shumë, por është kaq e sikletshme ta bëjmë (Trump) të presë, ai mund të ofendohet,” tha ai para se të largohej.

Kjo ishte biseda e gjashtë telefonike mes dy liderëve që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, dhe e katërta brenda vetëm gjashtë javësh.

Megjithatë, burime pranë Kremlinit bënë të ditur se telefonata nuk solli ndonjë përparim të rëndësishëm, pasi Moska mbetet e palëkundur në qëllimet e saj ndaj Ukrainës.

Gjatë diskutimit, liderët folën gjithashtu për tensionet në Lindjen e Mesme, situatën në Iran dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit