Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive.
Fillimisht, ajo “në emër të PDK-së kërkoi që Kuvend e seanca të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës“.
Më pas, me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari asaj iu ndal mikrofoni.
Megjithatë, deputetja vazhdoi të flasë para kolegëve, duke pyetur se a është më e rëndësishme Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës.
“A ma e rëndësishme Albulena Haxhiu a Republika e Kosovës…Po e ndalni fjalën e lirë…” , ka thënë ajo.






