Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se votimi për kryetar të Kuvendit duhet të bëhet në mënyrë të hapur, duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai theksoi se ndryshimi i procedurës kërkon mocion procedural dhe shumicë prej 2/3 të deputetëve, gjë që sipas tij është e paarsyeshme në këtë rast.
“Në procedurë formale juridike, votimi i kryetarit është vendosur të jetë i hapur. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votë të hapur,” tha Gashi para fillimit të seancës së 42-të për konstituimin e Kuvendit.
Në lidhje me sigurinë pas alarmit të rrejshëm për bombë në ndërtesën e Kuvendit, Gashi u shpreh: “Ndihem i sigurt. Policia e institucionet e sigurisë po e kryejnë punën e vet, por jo ne”.










