Italia është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta mëngjesin e sotëm. Moti i keq në Lombardi, me shira të rrëmbyeshëm ka goditur disa qytete. Provincat më të prekura janë Monza dhe Brianza, Milano, Como, Bergamo dhe Kremona.
Në aeroportin Orio al Serio, 13 fluturime hyrëse u devijuan në aeroporte të tjera, ndërsa në Lentate sul Seveso përmbytja e lumit detyroi evakuimin e rreth 15 personave nga shtëpitë e përmbytura. 9 avionë që uleshin në Bolonjë, 3 në Malpensa dhe 1 në Verona, ndërsa për disa u vonua nisja pasi pritej që avionët e devijuar të ripozicionoheshin.
Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi të forta, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth. Gjendja është bërë kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet e shumta.
Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të verdhë për stuhi për sot në tre rajone, Emilia Romagna, Lombardi dhe Marche.






