Takimi me Presidenten, deputeti Veton Berisha shpalos detaje nga biseda me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në presidencë, kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berishën.

Berisha, pas takimit në “Facebook” ka shkruar se se do të votojnë për secilin kandidat për kryetar të kuvendit i cili vije në votim të hapur në përputhje me aktgjykimin kushtetues.

“Biseduam për situatën politike në vend dhe për moskonstituimin e Kuvendit edhe pas aktigjykimit të gjykatës kushtetuese!

Para presidentës znj. Osmani i prezantova qëndrimet e Partisë Liberale Egjiptiane- PLE!

– Ne kemi qenë konstruktiv që nga fillimi,

– Ne asnjëher nuk do të veprojm në kundërshtim me kushtetuten dhe ligjet në fuqi,

– Ne do të votojm për secilin kandidat për kryetar të kuvendit i cili na vije në votim të hapur në përputhje me aktgjykimin kushtetues ,

– Ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e asaj qeverisje që i respekton kërkesat dhe ju jep munësi komunitetit Egjiptian për të marrë përgjegjësi,

– Ne po ashtu për të mirën e vendit asnjëher nuk do jemi bllokues i ndërtimit të institucioneve por për asnjë çmimi nuk përulemi ndaj askujt individualisht përveq komunitetit Egjiptian ndaj seclit kemi përgjegjësi”, shkroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit