Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur shqetësimet nga raportet për hyrjen e tretë të paautorizuar nga Nikola Xhufka në Kishën Ortodokse Serbe afër Podujevës.
Sipas OSBE-së, veprime të tilla minojnë të drejtat e bashkësive të njohura fetare për të menaxhuar lirisht vendet e tyre të adhurimit dhe për të mirëmbajtur pronën e tyre pa ndërhyrje.
Kisha Ortodokse Serbe, si të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë, kanë të drejtë për mbrojtje sipas ligjit.
“Ne i nxisim forcat e rendit dhe institucionet përkatëse gjyqësore të ndërmarrin veprime të shpejta dhe efektive për të hetuar këto incidente, duke siguruar llogaridhënie dhe duke parandaluar ndërhyrje të mëtejshme. Respektimi i të drejtave fetare dhe sundimi i ligjit është thelbësor për nxitjen e besimit dhe ruajtjen e trashëgimisë së larmishme kulturore dhe fetare në Kosovë”, thuhej në reagimin e OSBE-së.










