spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Paralajmërim për mërgimtarët: Bllokime të mëdha trafiku në Kroaci këtë fundjavë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët dhe mërgimtarët për pritshmëri të trafikut shumë të ngarkuar në Zagreb dhe autostradat drejt kryeqytetit kroat më 5 korrik 2025, për shkak të një koncerti gjigant në ajër të hapur me rreth 500 mijë vizitorë.

Autoritetet kroate bëjnë me dije se trafiku i rënduar do të ndikojë në autostradat A1, A2, A3, A4, A6 dhe rrugën anësore të Zagrebit, me bllokime të pritshme në disa rrugë nga 4 deri më 6 korrik, sidomos gjatë natës nga e shtuna në të dielën.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar rekomandon që udhëtarët të planifikojnë nisjen e udhëtimeve të tyre një ose më shumë ditë para ngjarjes për të shmangur vonesat e mëdha dhe të qëndrojnë të informuar përmes burimeve zyrtare të trafikut në Kroaci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit