- Shkruan Kimete Berisha
- Apokalipsi do të ndodh kur nga qielli do të vijnë katër kuaj që prezantojnë: ‘Pushtimin, Luftën, Urinë dhe Vdekjen’.
-E Apokalipsi i Kuvendit të të Mjerëve po ndodh me katër gomarë, që simbolizojnë fundin e një shteti qesharak, nëpërmjet luksit, kotësisë, kokëfortësisë dhe britmave.
- Mua gjithmonë më ka ardhur keq që për gomarin ka veç fjalë të ‘kqija’, bile e ndjej një dhembje për të, që sipas Kuranit është krijuar vetëm për të bartur njerëz dhe mallëra.
- E vërteta të çliron!
- Është e vërtetë se PDK e ka kapur shtetin.
Jo vetëm Institucionet e Drejtësisë, por edhe Fakulteti i Arteve është i kapur prej tyre.
-.Edhe Institucionet e kulturës, të arsimit, drejtorët e shkollave, drejtorët e policisë, gjithçka udhëhiqet nga forca politike dhe nga padija, ama bash gjithçka, mbi tokë e nën tokë, është e tyre.
- Është e vërtetë ajo që tha Albin Kurti se Kosova është e kapur nga PDK, por po ashtu është e vërtetë se në Administratë Albin Kurti ka punuar vetëm me kriminelët dhe me hajnat e PDK-së…
e ka shfrytëzuar talentin e tyre për ‘të kapur të kapurën’, apo për çka…
- Se sot secila shkelje që hetohet e që u bë në qeverisjen e Albin Kurtit u bë nga njerëzit e PDK-së në administratë.
- Grackë e tij, a jo, hile a jo, s’di, veç e di se PDK në Administratë ka qëndruar gatitu para ‘Babës’;
ka pritur urdhërat e qeverisë Kurti me padurim dhe kanë pritur në rend për t’ia zbatuar urdhërat,
gjë që këtë nuk e kanë bërë ‘bosat’ e LDK-së.
- Është e vërtetë se PDK është ‘shoqëri aksionare’ dhe secili rajon e ka kryetarin e vet.
- Ky nuk është lajm.
- Nuk ka bir nane që i tregon Sami Lushtakut se a duhet të bëhet kryetar i Skënderajt a jo!
- Ai vendos vet se: a dëshiron të bëhet kryetar direkt apo indirekt i Skënderajt, sivjet ka vendosur të bëhet kryetar direkt.
- Nuk ka faj Memli Krasniqi që nuk është karizmatik, as s’do të bëhet kurrë, nuk ka peshë, aty është formalisht…
mos të numëroj tani problemet me ‘bandita’ që nuk e pyesin që i ka nëpër degë dhe që ata vet kanë vendosur të bëhen kryetarë, edhe një herë.
- A është më mirë të pyetet njëri apo të pyeten të gjithë, mendoj mos është më mirë që shtëpia ta ketë një Zot dhe një kuletë.
- Nuk e di…mendimi i lirë dhe vendimi i pavarur nga partia në emër të partisë – janë dy çështje.
- Pra, nëse në VV bëhet veç qysh thotë Albin Kurti, bëhet sepse Albin Kurti mendon, të tjerët nuk lodhen të mendojnë, sepse nuk është lehtë të mendosh..më lehtë është të dëgjosh…
- Në PDK secili krye në vete, vendos vet. Ky është dallimi.
- Në VV mendon veç Albini, në PDK nuk mendon askush, vendosin të gjjthë krye në veti.
- Shumica janë ish agjendtë të Shikut që e dinë jetën private të secilit prej nesh.
- Ata e dinë se kush me kë…kush i ka dy e kush një dashnor/e…
- Kanë njerëz në postë e në AKI, nëse duan mund ta marrin vesh se me kë flet dhe çka.
- Janë parti e intrigave, projektimeve morale, thashethemeve, e paragjykimeve dhe e primitivizmit të thellë.
- Më vjen keq për disa vajza që nuk largohen nga aty, dhe kanë pranuar t’i përshtaten mjerimit të partisë, duke pritur që partia të edukohet.
- Albin Kurti tha se dy ish kryetarët e PDK-së janë në burg.
- Nuk thuhet me fjalë ajo që dihet, nuk është as filmike, ndoshta as e ndershme.
- Por është e vërtetë, bile ata janë në burgun që e kanë shpikur vet, dhe e kanë votuar me duart e veta,
natyrisht, kur e kanë votuar kanë menduar se të tjerët, jo ata,, do të përfundojnë në burg.
- Se është mit që e ka rrëzuar psikologjia: Të gjithë shkojnë në luftë me shpresë se vet s’do të vriten…se të tjerët do të vriten…
- Nëse Albin Kurti me hile nuk e ka votuar Gjykatën Speciale (për t’u bërë interesant), të burgosurit e kanë votuar me hile, sepse kanë kujtuar se vet nuk do përfundojnë aty.
- Prandaj, a ka gjë më paradoksale se sa ky përfundim:
- Albin ‘hileqari’ i ka mbrojtur të burgosurit e Hagës nga vetvetja, e ata kanë përfunduar vet në burgun që e kanë paramenduar se do t’u ndodh ‘shokëve’ të tyre e jo ‘atyre’
-Kjo është e vërtetë brutale.
- Pra, nuk është në pyetje këtu kush është më i ndershëm, por kush është më i mençur, fiton.
- Tagjedia edhe më e madhe që Albin Kurti e përmendi në intervistën e mbrëmshme ishte fakti se deputetët e PDK-së,
që janë bërë ‘dikushi’ në emër të dëshmorëve,
kanë votuar në Kuvend për amnestimin e kriminelëve serbë të Veriut që e kanë zbrazur Veriun nga shqiptarët: me dhunë, me vasje dhe me plaçkitjen e pronës.
12 Gazetari që e intervistoi Albin Kurtin nuk ishte në gjendje ta jepte një mendim të vetin.
- Prandaj, e përmendi thënien e popullit: ‘Kur s’ke punë – luaje derën..’
- Shih ti me çfarë motivi duhet të konstituohet Kuvendi sipas tij…
gjynah!
- Albin Kurti buzëqeshi me naivitetin arrogant të gazetarit, e unë s’isha duruar pa qeshë me zë.
- Padija me të vërtetë është e neveritshme!
P.S. Luani fle 20 orë në ditë dhe prapë ia kanë frikën.






