Kurti për Thaçin e Veselin, Mahmuti: Denoncim i turpshëm, çon ujë në mullirin e Prokurorisë për të arsyetuar mbajtjen e tyre në burg

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka deklaruar se zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, i vizitojnë ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, që gjenden në Hagë për instruksione politike.

Mahmuti në reagimin e tij ka thënë se deklarata e Kurtit çon ‘’ujë në mullirin e Prokurorisë’’ për të arsyetuar mbajtjen në burg të Thaçit e Veselit.

‘‘Denoncim i turpshëm publik që çon ujë në mullirin e Prokurosisë për të arsyetuar mbajtjen në burg të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’’, ka shkruar ai në reagimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit