Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një tjetër takim në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.
Shefja e shtetit ka pritur në Presidencë kryetaren e partisë Socijaldemokratska Unija, Duda Balje.
Takimi vjen pasi më herët gjatë ditës ajo është takuar me kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, dhe me anëtarin e Listës Guxo, Fatoni Peci.










