Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përsëritur kritikat ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me ngërçin institucional që po e mban të bllokuar Kuvendin e Kosovës.
Pas dështimit të përpjekjes së 41-të për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta zgjedhur kryeparlamentarin, Haradinaj ka akuzuar Kurtin se po zbaton një skenar për të zvarritur procesin.
“Po shihet që ia ka vendosur me i harxhu këto 30 ditë pa e kriju shumicën politike dhe pa e zgjedh kryetarin e Kuvendi”, ka deklaruar Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, Kurti po vepron në mënyrë të qëllimshme për të shmangur përmbushjen e obligimeve kushtetuese brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.










