spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Vetura u përfshi në flakë, bashkë me të vdiq edhe vëllai- Detaje të reja për rastin tragjik të Diogo Jotës

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident trafiku përgjatë së enjtes.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, ku kanë njoftuar se bashkë me Jotan ka ndërruar jetë në vendngjarje edhe vëllai i tij, po ashtu futbollist profesionist.

“Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, vdiq në një aksident trafiku herët këtë mëngjes në moshën 28-vjeçare. “Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, në provincën e Zamorës, pranë qytetit Palacios de Sanabria“, thuhet në raportim.

Sipas këtyre raportimeve, ai po udhëtonte me vëllanë e tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist për Peñafiel, i cili gjithashtu vdiq.

Vetura me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët pas aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit