Avokati kosovar, Arianit Koci, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e konsideron se tashmë përgjegjës dhe fajtor për bllokadën politike në Kuvend është lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Koci ka paralajmëruar disa hapa gjatë ditës së nesërme në Kuvendin e Kosovës dhe sipas tij këto masa do të jenë në raport me Albin Kurtin, si përgjegjës për bllokadën. Koci ka thënë se nuk ka ndonjë rast në botë, ku pozita i kërkon opozitës t’ia votojë dikë.
“Do t’i marrë disa veprime. Do ta mbajë si befasi. Sidoqoftë do të jetë në frymën e njëjtë, me atë që tashmë e kemi identifikuar fajtorin, kushtimisht po them. Përgjegjësi kryesor për zhbllokim. Faktori kryesor që mund ta bëjë këtë zhbllokim”, ka thënë Koci.
Kurti ka thënë se me kapacitetet e tij po përpiqet të krijoj një lloj konsensusi dhe fryme të unitetit.
“Po tentoj të krijojë frymë të unitetit. E kam një mision timin. Më kanë akuzu që jam me VV-në. Tash po më thonë këta të VV-së ti je kundër neve. Palët po më akuzojnë sipas qejfeve të veta. Deri para vendimit të Kushtetueses kam mëndu që të gjithë bashkë janë fajtor, kam mëndu që e gjejnë një konsensus. Mas atij vendimi, e kam fajësu direkt Albin Kurtin”, ka thënë Koci.









