I ftuar në “Flet” me Ilnisa Agolli, ishte kësaj radhe At Nikolla Xhufka, për një bisedë ‘pa doreza’…
E ke menduar ndonjëherë se çfarë jete tjetër do të kishe bërë nëse nuk do të ishe prift?
Një jetë të shthurur! Në Tiranë, do të isha bërë aktor i Teatrit Kombëtar. Do isha marrë me politikë. Do të kisha bërë shumë gjëra… Unë edhe sot ka netë, që rri netëve të vona. Po të mos isha këtu ku jam…
Çfarë do të thotë ‘jetë e shthurur’?
Një jetë e shthurur nëpër disko, nëpër clube. Imagjino tani, unë nëpër clube dhe nëpër disko, sa e bukur! Duke puthur vajza, duke dalë me motor, me shpejtësi, me makina, që unë e kam shumë qejf shpejtësinë. Në shtëpi do të shkoja në mëngjes, në orën 5-6. Do flija gjithë ditën deri në orën 3, pastaj do ngrihesha dhe do më dhimbte koka. Do ngrihesha e do shtrihesha prapë.
Kur e ke ndierë veten se ke abuzuar me diçka dhe çfarë ka qenë?
Ne jemi njerëz, përherë abuzojmë. Të të them sot që nuk kam abuzuar kurrë, do të të gënjeja. Por varet, me çfarë? Nuk jam një njeri që më pëlqen imagjinata, sepse kam një veti… Po e imagjinova, do të dua ta provoj!









