Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikim të një personi të dyshuar në Graqanicë.
Sipas policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në vjedhje.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].










