Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka pretenduar se Qeveria Kurti, për të cilën thotë se në bindje fetare janë ateistë, nuk po dëshirojnë ta rindërtojnë Xhaminë e Ibrit.
Sipas Spahiut, ndërtimi i kësaj xhamie është më e rëndësishme sesa vitalizimi i urës kryesore të Ibrit.
“Xhamia e Ibrit në cepin verior të urës, e cila një qeveri ateiste e Albin Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu. Nëse qeveria e tij është ateiste… Sa prej ministrave janë besimtarë?”, deklaroi ai.
Spahiu ka tërhequr një paralele, duke thënë se ishte Qeveria Kurti ajo që ishte zotuar për riparimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist.
“Shumica janë ateistë. Jo qeveritë ndërtojnë xhamia. Në Manastirin e Banjskës ky Çeku tha na e riparojmë. Ajo është një vlerë kulturore, xhamia 400 vjet ka ekzistu. Bashkësia Islame po ashtu nuk është e interesume se për arsye për mu shumë të dyshimta”, tha tutje analisti Spahiu.
Ai tutje shtoi se është shkelje e të drejtave të njeriut që besimtarët përreth të mos kenë objekt kulti në atë zonë.









