Ivanka Trump ka ndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e saj në Shqipëri javën e kaluar. Edhe pse vizita u mbajt e fshehtë, në media dolën informacione dhe foto se Ivanka dhe burri i saj, Jared Kushner, qëndruan në Vlorë, teksa panë Sazanin dhe Zvërnecin, aty ku pritet të investojnë duke ndërtuar resorte luksoze.
Vajza e Trumpit ka hedhur foto pikërisht nga Vlora, Sazani dhe nga Zvërneci, duke filmuar këtë të fundit nga sipër.













