Ka dështuar edhe tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca si zakonisht përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.
Seanca u përcoll me polemika mes kryesuesit të seancës, Avni Deharit, dhe përfaqësues të partive opozitare që në foltore nuk propozuan emra për komision, por i kërkonin Deharit “të ndalë shkeljen kushtetuese”.
Një “përplasje” me sa duket ndodhi edhe mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe bashkëkryesueses Sala Jashari. Kjo ndodhi në momentin kur Dehari kërkoi që ti ndalet fjala deputetes së PDK-së, Blerta Deliu.










