Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama “në vjeshtë duhet të gjejë një punë tjetër”.
Sipas Halimit kjo deklaratë e Kurtit është “mendësi shpelle”.
Ajo ka thënë se “në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme”.
“Është koha që qytetarët të kuptojnë se përparimi nuk vjen vetë. Përparimi kërkon që secili të marrë përgjegjësi, të mos pranojë më bllokimin si normalitet dhe të mos e lërë më kryeqytetin peng të atyre që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkatërrojnë”, shkruan ajo mes tjerash në një postim në Facebook.










