spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Karateistja Lanika Rexhepi fiton medalje në Kroaci

Kosova ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të karatesë për të rinj, me një tjetër sukses të jashtëzakonshëm nga sportistet e saj. Në turneun prestigjioz të Ligës së të Rinjve të mbajtur në Poreç të Kroacisë, Lanika Rexhepi siguroi medaljen e bronztë në kategorinë kadete, mbi 61 kilogramë, pas një performance të shkëlqyer me pesë fitore radhazi.

Kjo garë e organizuar nën patronatin e Federatës Botërore të Karatesë (WKF) mblodhi qindra garues nga vende të ndryshme, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë. Rexhepi u tregua e pathyeshme në shumicën e dueleve, duke e merituar vendin në podium dhe duke konfirmuar potencialin e saj si një nga shpresat e mëdha të sportit kosovar.

Përveç saj, edhe karateistët e tjerë të Kosovës lanë gjurmë në këtë garë. Danina Rexhepi, në kategorinë U-14 mbi 52 kg, arriti katër fitore dhe përfundoi garën në pozitën e pestë, ndërsa Diellza Mahalla zuri vendin e shtatë në kategorinë U-21, me dy fitore në një konkurrencë të fortë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit