Shefi i OKB’së jep një deklaratë alarmuese lidhur me Iranin dhe energjinë bërthamore

“Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda pak muajsh, pavarësisht pretendimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump se ai e ka zvogëluar ndjeshëm programin bërthamor të tij”, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

“Kapacitetet që ata kanë janë aty”, tha Grossi.

Bëhet e ditur se shkalla e dëmit të shkaktuar nga sulmet e javës së kaluar të SHBA-së në tre objekte bërthamore iraniane mbetet e paqartë.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Arakchi tha se sulmet shkaktuan dëme “të konsiderueshme” në infrastrukturën bërthamore të vendit, shkruan CNN.

Por Trump ndërkohë tha se bombardimet amerikane të objekteve bërthamore të Iranit kishin penguar ndjeshëm programin e armëve bërthamore të Iranit.

Grossi tha se “sinqerisht, nuk mund të thuash se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka asgjë atje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit