spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Një protestë masive është mbajtur dje në Beograd, ku sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, janë mbledhur 140.000 persona.

Ministria e Brendshme serbe i ka minimizuar ato duke thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë.

Por, Vuçiq si duket përveç organeve shtetërore është kujdesur edhe për “sigurim” tjetër.

Për ta siguruar Presidencën e Serbisë janë angazhuar edhe persona që kanë marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas fotografive të publikuara për t’i ofruar siguri Vuçiqit janë angazhuar Milorad Jevtiq, me nofkën “Micko’, Zarko Cvetkoviq (që shihet me radio-lidhje), Vladimir Vuçetiq dhe Vukasin Jarediq, vella i Ugljesa Jarediq.

Milorad Jevtiq (Micko) është ”, anëtar i organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëmarrës në sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Letërnjoftimi i tij është sekuestruar nga Policia e Kosovës dhe një automjet i përdorur gjatë sulmit terrorist, ka qenë i regjistruar ne emer të tij.

Zarko Cvetkoviq ka qenë shumë i afërt i Milun Milenkoviq “Lune”. Ai është po ashtu anëtar i organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëmarrës në sulmin terrorist ne fshatin Banjskë.

Në muajin qershor 2024, kur Policia e Kosovës kishte sekuestruar një sasi armatimi në veri të Mitrovicës, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë së veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media e ka përmendur si të dyshuar Zarko Cvetkoviqin.

Vladimir Vuçetiq dhe Vukasin Jarediq (vëllai i Ugljesa Jarediq), po ashtu kanë qenë të përfshirë në rastin Banjska.

Prania e tyre aty, është identifikuar nga aktivistë të shoqërisë civilë serbe dhe politikanë opozitarë serbë, të cilët kanë shkruar se pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë janë shndërruar në mbrojtje personale të presidentit serb Vuçiq.

Kujtojmë se të gjithë këta janë pjesë e organizatë terroriste “Mrojtja Civile” dhe janë të përfshirë në Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, përgjatë intervenimit të policisë gjatë protestës së mbajtur në sheshin Sllavija, janë ndaluar 77 persona dhe 48 zyrtarë policorë janë plagosur, ka bërë të ditur të dielën ministri serb Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se përleshjet e para në mes të disa protestuesve dhe policisë kanë nisur në orën 21:42.

“Gjatë intervenimit policor janë plagosur 48 zyrtarë policorë – 38 pjesëtarë të xhandarmërisë, dy pjesëtarë të brigadës, shtatë zyrtarë policorë të Njësitit Policor për Intervenime dhe një zyrtar i angazhuar për siguri operacionale”, ka thënë ai.

Krahas protestës së studentëve, të shtunën është mbajtur edhe një protestë e mbështetësve të Vuçiqit, të cilët kanë organizuar “mbrëmje letrare”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit