Tragjedi, shqiptari në Itali humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali.

Gëzim Iljazi, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por prej vitesh banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal, shkruajnë mediat italiane.

Në kohën e aksidentit, burri po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij dhe më pas vetë burri.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit.

Por, fatkeqësisht për Iljazin nuk mund të bëhej më asgjë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit