Haradinaj pas dështimit për konstituimin e Kuvendit: Kurti po e vështirëson qëllimisht jetën në Kosovë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur situatën politike të rëndë dhe të qëllimshme.

“Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës,” deklaroi Haradina.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese ka lejuar rikthimin e votimit të hapur, por sipas tij, kjo nuk po respektohet nga mazhoranca: “Ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë.”

Haradinaj tha se AAK-ja ka propozuar kthim në kushtetutshmëri, por procesi vazhdon të mbetet i bllokuar.

“Po na ftojnë, por po e mbajnë të bllokuar procesin,” shtoi ai, duke e përmbyllur me akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit: “Kurti nuk e ka qëllimin me zgjedh problem, por vetëm me bë keq e më keq.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit