spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Pas raportimeve për vdekje, Ali Shamkhani shfaqet në media iraniane: “Isha nën rrënoja për tri orë”

Pas ditësh spekulimesh dhe raportimesh kontradiktore për vdekjen e tij, ndihmësi i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Shamkhani, është shfaqur në një intervistë të transmetuar nga mediat shtetërore iraniane të shtunën.

Siç raporton CNN, Shamkhani ishte raportuar më herët si i vdekur nga sulmet izraelite të 13 qershorit në Iran, një pretendim që u shpërnda fillimisht si nga mediat izraelite ashtu edhe nga disa burime iraniane.

Megjithatë, të premten, mediat iraniane IRNA, Tasnim dhe Fars raportuan se ai ishte “plagosur rëndë dhe shtruar në spital”, por pa publikuar ndonjë fotografi të re të tij.

Të shtunën, Shamkhani u pa në funeralin shtetëror të të vrarëve gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin dhe po ashtu u transmetua një intervistë televizive me të në IRIB – media shtetërore iraniane – e cila u cilësua si paraqitja e tij e parë pas sulmit.

Në intervistë, ai shfaqet me bastun dhe aparat frymëmarrjeje, duke treguar për përjetimet e tij gjatë sulmit:

“Bëra lutjen e mëngjesit ndërsa isha nën rrënoja”, tha Shamkhani, duke shtuar se kishte mbetur i bllokuar për tri orë.

Ai konfirmoi se ishte goditur në shtëpinë e tij dhe tha se përjetoi dëmtime të brendshme, përfshirë thyerje në kafazin e kraharorit.

“Në fillim mendova se ishte një tërmet. Por kur dëgjova zhurmën e automjeteve, kuptova se nuk ishte.”

Mediat publikuan edhe pamje të shtëpisë së tij të shkatërruar, por CNN nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e tij ose kohën e regjistrimit të intervistës.

Shamkhani përfundoi rrëfimin me një deklaratë të enigmës:

“E di pse më shënjestruan, por nuk mund ta them”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit