Tragjedi në Francë: Rrëzohet një avion i vogël – tre të vdekur

Një fluturim privat përfundoi në tragjedi të premten pasdite, më 27 qershor 2025, kur një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Parisit.

Sipas autoriteteve lokale, të tre pasagjerët që ndodheshin në bord humbën jetën. Prefektura e qytetit bëri të ditur se avioni u rrëzua në një zonë banimi, por fatmirësisht nuk goditi asnjë shtëpi. Dëmi i vetëm material që u regjistrua ishte një makinë e parkuar.

Viktimat janë dy burra dhe një grua, por identiteti dhe mosha e tyre ende nuk janë publikuar. Avioni i përkiste klubit të fluturimit të Aeroportit Metropolitan të Chartres.

Pas aksidentit, autoritetet bllokuan trafikun në zonë dhe vendosën një devijim për siguri. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar nga organet përkatëse.

VIDEO

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit