spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Tragjedi në futbollin spanjoll: Ndahet nga jeta mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti të rëndë me veturë

Futbolli spanjoll është goditur nga një tragjedi e rëndë, pasi Zeben Ramos, mbrojtësi i ri i klubit Las Palmas, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni në ishullin Gran Canaria.

23-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda më 9 qershor, kur u përfshi në një përplasje automobilistike në zonën e Arucas. Ai qëndroi për 15 ditë në koma, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Klubi i tij, Las Palmas, që këtë sezon ka rënë nga La Liga, reagoi përmes një deklarate prekëse ku njoftoi humbjen e një prej lojtarëve të rinj më të përkushtuar të ekipit.

“UD Las Palmas shpreh keqardhjen më të thellë për ndarjen nga jeta të Zebensui Ramos Gonzalez, i njohur në futboll si Zeben,” thuhej në deklaratë. “Lojtari i ekipit Las Palmas C, në moshën 23-vjeçare, nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra në aksidentin tragjik më 9 qershor.”

Ramos përshkruhet si një mbrojtës i majtë i talentuar, shumë i përkushtuar dhe me sjellje shembullore, brenda dhe jashtë fushës. Ai kishte fituar besimin e trajnerëve për të stërvitur edhe me ekipin rezervë të klubit, Las Palmas Atlético.

“Familja e ‘Verdheve’ është në zi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij. Zeben do të mbetet përjetë në zemrat tona,” thuhet më tej në njoftim.

Në sezonin e fundit, Ramos ishte pjesë e një grupi me emra të njohur në botën e futbollit si Adnan Januzaj, Scott McKenna dhe Oli McBurnie, ndërsa klubi kishte huazuar edhe lojtarë nga klubet elitare si Liverpool dhe Wolves.

Las Palmas e mbylli sezonin në vendin e 19-të në La Liga, duke rënë në Segunda División. Vdekja e Zeben Ramos e ka shtuar dhe më shumë dhimbjen në radhët e klubit dhe në gjithë komunitetin sportiv në ishujt Kanarie.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit