Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për përpjekje që tubimi në Gazimestan në shënimin e festës së Vidovdanit të jetë masiv dhe me rrezik për incidente.
Ai tha se pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë këtë ngjarje për të hequr vëmendjen nga protestat antiqeveritare në Beograd.
“Për të hequr vëmendjen nga protestat antiqeveritare në të njëjtën ditë në Serbi, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan,” tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se “sipas vlerësimeve të institucioneve tona të sigurisë dhe inteligjencës ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë sa më masiv,” dhe se janë organizuar grupe nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja që pritet të vijnë në Kosovë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë: “U bëjmë thirrje bashkëqytetarëve, sidomos komunitetit serbë të respektojnë ligjin. U bëjmë thirrje bashkatdhetarëve që të mos bien pre e provokimeve nesër”.









