Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka konfirmuar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Kryetari jonë, z. Krasniqi e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”, ka deklaruar Gruda.
Ai ka shtuar se ky takim nuk përbën kompromis politik.
Sipas tij, “zgjidhja është kthimi në votim të hapur”, duke shtuar se “këtë frymë e përfaqëson edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”.
Takimi i nesërm pritet të jetë përpjekje për të dalë nga ngërçi institucional pas vendimit të Kushtetueses për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.










