Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të proceseve kushtetuese.
“Është përgjegjësi e liderëve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të krijojnë një qeveri stabile në përputhje me Kushtetutën”, tha zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Ai gjithashtu shtoi:
“SHBA për gjatë kohë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi pret të punojë me qeverinë e re për të avancuar stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin.”
Gjykata Kushtetuese të enjten nxori një vendim që obligon partitë politike të respektojnë frymën e Kushtetutës dhe të formojnë institucionet e reja brenda 30 ditësh, duke theksuar se e drejta e partisë më të madhe për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk duhet të përdoret për bllokim të proceseve dhe duke kërkuar pjesëmarrjen e partive në votim.








