spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

A do të kemi sërish përballje Mesi-Ronaldo? Babai i “Pleshtit” takohet me drejtuesit e klubit saudit

Një nga përballjet më ikonike në historinë e futbollit modern, ajo mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, mund të rikthehet sezonin e ardhshëm – këtë herë në Lindjen e Mesme.

Ishte dhjetori i vitit 2020 kur në “Camp Nou”, Juventusi i Kristiano Ronaldos triumfoi ndaj Barcelonës në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Ajo sfidë mbetet për momentin përballja e fundit zyrtare mes dy legjendave të futbollit. Prej atëherë, përveç një miqësoreje mes Al Nassr dhe PSG në vitin 2023, nuk ka pasur më përplasje zyrtare mes tyre. Por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Kristiano Ronaldo ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me klubin saudit deri më 30 qershor 2027, duke konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij deri në moshën 42-vjeçare. Ndërkohë, Lionel Mesi është sërish në radarët e Al Hilal, ku trajner është Simone Inzagi, shkruan “Sport Mediaset”.

Presidenti i Al Hilal, Fahd bin Namel, zbuloi se dy vite më parë i kishin ofruar Mesit 1.4 miliardë euro pas largimit nga PSG, por ylli argjentinas zgjodhi MLS për shkak të dëshirës së familjes për të jetuar në SHBA. Tani, një takim i ri mes drejtuesve të Al Hilal dhe babait të Mesit, Horge, pritet të ndodhë në ditët në vijim, për të diskutuar mundësinë e një transferimi në Arabinë Saudite.

Në rast se kjo ndodh, futbolli do të jetë sërish dëshmitar i rivalitetit legjendar që ka ndezur skenën ndërkombëtare për më shumë se një dekadë. Deri më sot, Ronaldo dhe Mesi janë përballur 36 herë: argjentinasi ka fituar 16 ndeshje, portugezi 11, ndërsa 7 sfida kanë përfunduar në barazim. Edhe në aspektin individual, Mesi kryeson me 22 gola kundrejt 21 të Ronaldos.

A do të rikthehet sfida historike në Ligën Profesionale Saudite? E gjitha varet nga Leo Mesi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit