spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Tronditet bota e futbollit, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju

Bota e futbollit argjentinas është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit të ri Kamilo Nuin, vetëm 18 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju.

Klubi i tij, San Telmo, konfirmoi lajmin e dhimbshëm mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë të ditur se lojtari po i nënshtrohej një operacioni rutinë në Clínica Espora në Adrogué, Buenos Aires. Ndërhyrja kishte për qëllim trajtimin e dëmtimeve në menisk dhe ligamentin e kryqëzuar, procedurë kjo e zakonshme për sportistët.

Megjithatë, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Në një deklaratë zyrtare, San Telmo u shpreh: “SAN TELMO NË ZI. Me hidhërim të thellë, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Kamilo Ernesto Nuin, një lojtar nga Divizionet tona të të Rinjve dhe ekipi rezervë. Klubi do të qendrojë i mbyllur gjatë ditës në shenjë zie. Ne qendrojmë pranë familjes, miqve dhe shokëve të ekipit në këtë moment të vështirë.”

Kamilo Nuin ishte pjesë e San Telmo që nga viti 2022, ndërsa më parë kishte kaluar në akademitë e Boka Zhuniors dhe Independiente, ku kishte grumbulluar mbi 80 paraqitje me ekipet e të rinjve.

Homazhe për të kanë ardhur edhe nga Shoqata e Futbollit Argjentinas (AFA), e cila përmes një deklarate tha:

“Shoqata e Futbollit Argjentinas, nëpërmjet presidentit të saj Klaudio Tapia dhe komitetit ekzekutiv, shpreh hidhërimin e saj për vdekjen e Kamilo Nuin dhe i shpreh ngushëllimet familjes së lojtarit.”

San Telmo, klub me seli në Buenos Aires, garon në divizionin e dytë të futbollit argjentinas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit