Skiatorja më e mirë zvicerane, Lara Gut – Behrami, pritet të transferohet në Angli.
“Ylli i skive Gut-Behrami njofton transferimin në Angli”, është titulli i mediumit zviceran “Blick”.
“Ajo është një nga garueset më të suksesshme zvicerane të skive të të gjitha kohërave, tani Lara Gut-Behrami po shikon para:
Gjatë një paraqitjeje në Zurich, 34-vjeçarja zbuloi se do ta përfundojë karrierën e saj pas sezonit të ardhshëm dhe do të transferohet në Angli.”, shkruan më tej.
“Lara Gut-Behrami i habiti të gjithë në Zurich të martën në mbrëmje me plane konkrete për të ardhmen e saj. Dy herë fituesja e Kupës së Botës ishte e ftuara nderi në një ngjarje “Finanz und Wirtschaft” dhe ka treguar disa lajme.
Nga njëra anë, ajo përsëriti planin e saj për t’u tërhequr pas Lojërave Olimpike të vitit 2026. Kampionja olimpike Superslllallomit të madh në vitin 2022 dëshiron të përjetojë kulmin e saj të fundit të madh në Cortina d’Ampezzo (Itali).
Nga ana tjetër, një hap i madh është gjithashtu i afërt në jetën e saj personale. Gut-Behrami planifikon të transferohet në Angli pas sezonit të ardhshëm. Bashkëshorti i saj Valon Behrami po bëhet drejtor teknik në ish-klubin e tij Watford në Londër. Menaxheri i Gut-Behrami i tha ‘Blick’: “Valoni punon në Angli dhe ata do të kthehen të jetojnë përsëri së bashku atje”.
Deri atëherë, çifti do të vazhdojë të jetojë në Udine (Itali)”, ka shkruar mes të tjera media zvicerane.








