Dalin pamjet teksa kapet kreu i një bande që kërkohet nga SHBA-ja

Një trafikant droge në arrati, i kërkuar nga autoritetet në Ekuador dhe Shtetet e Bashkuara, është kapur sërish pas më shumë se një viti në arrati, njoftoi të mërkurën Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa.

Jose Adolfo Macias, i njohur ndryshe si “Fito”, i cili udhëhiqte bandën “Los Choneros” në Ekuador dhe është paditur në Nju Jork mbi akuzat për import të mijëra kilogramëve kokainë në Shtetet e Bashkuara, u kap në qytetin ekuadoras të Mantës, qytetin e tij të lindjes, thanë zyrtarët në Ekuador.

Interpoli kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Macias pas arratisjes së tij misterioze nga burgu në fillim të vitit 2024.

Ai ndodhej në burgun Rajonal të Guayaquil, një qyteti të famshëm për prezencën e bandave të drogës.

Macias po vuante një dënim me 34 vjet burgim për trafik droge.

Macias dhe banda e tij Los Choneros ndodhet në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara nga shkurti i vitit 2024.

Të mërkurën, autoritetet ekuadoriane e gjetën atë të fshehur në një bunker nëntokësor në Manta, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm, John Reimberg.

Ushtria publikoi pamje të operacionit, i cili përfshinte policinë dhe forcat e armatosura të Ekuadorit, në të cilat Macias shihet i zhveshur, pa bluzë, dhe me pranga të vendosura në duar.

Arratisja e zotit Macías ndodhi dy muaj pas zgjedhjes së presidentit Daniel Noboa. Gjatë fushatës së tij për president, Noboa u zotua të godiste bandat që kishin prishur rendin dhe sigurinë e Ekuadorit.

“Do të bien më shumë, ne do ta rimarrim vendin. Pa armëpushim”, shkroi Noboa në një postim në rrjetet sociale të mërkurën.

Ambasada e SHBA-së në Quito, kryeqytetin e Ekuadorit, përgëzoi autoritetet ekuadoriane për kapjen e Macias.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit