Kosova përballet me mungesë reshjesh – Rrjedha e lumenjve bie nën mesatare

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka ngritur alarmin për situatën e rënduar hidrologjike në vend, ku lumenjtë po shënojnë nivele dukshëm më të ulëta se mesatarja shumëvjeçare, për shkak të mungesës së reshjeve dhe borës gjatë muajve të fundit.

Sipas IHMK-së, kjo gjendje është më e theksuar në pellgun e Drinit të Bardhë, veçanërisht te lumi Bistrica e Pejës, ku rrjedhat janë shumë poshtë normales. Edhe pse ka pasur reshje të herëpashershme, ato kanë qenë të natyrës lokale dhe rrëbeshi, pa ndikim të qëndrueshëm në burimet ujore.

Siperfaqja e nën pellgut të lumit Bistrica e Pejës eshtë 500 km2. Ajo përbën 11.5% të sipërfaqes totale të pellgut të Drinit të Bardhë dhe 13.7% të rrjedhës së tij, sipas njoftimit.

Të dhënat e mbledhura nga rrjeti shtetëror hidrometrik tregojnë për anomalitë alarmante të pesë viteve të fundit, veçanërisht në muajt e pranverës, kur normalisht duhej të kishte prurje më të larta për shkak të shkrirjes së borës.

Sipas statistikave historike (1963–2009), prurja mesatare e Bistricës në muajin maj ishte 17.5 m³/s, ndërsa në qershor 7.5 m³/s. Por në periudhën 2021–2025, kjo prurje për muajin qershor ka rënë në vetëm 4.8 m³/s, që përfaqëson një rënie drastike prej 56.3%.

IHMK paralajmëron se kjo rënie e nivelit të ujit mund të sjellë pasoja serioze gjatë verës, përfshirë, kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm, ndikim negativ në bujqësi, ulje të prodhimit të energjisë nga hidrocentralet dhe dëme në sektorë të tjerë jetikë.

Për këtë arsye, IHMK apelon për monitorim të vazhdueshëm dhe menaxhim të kujdesshëm të resurseve ujore, në mënyrë që të zbuten efektet e mundshme të një thatësire së thelluar hidrologjike që po kërcënon Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit