“Edhe babai im i vrarë në luftë ka punuar në termocentral” – Punëtori i KEK-ut emocionon me rrëfimin e tij, falënderon Labinot Tahirin për ndihmën

Një video e një punëtori të KEK-ut, ku ai shihet duke punuar në termocentral me përkushtim të madh, është bërë virale në rrjetet sociale.

Pas kësaj, ai ka dhënë një intervistë ku ka ndarë me publikun emocionet dhe përvojën e tij personale.

Ai, shprehu mirënjohjen që është pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës, duke theksuar se kjo punë për të ka edhe një rëndësi të veçantë shpirtërore.

“Edhe babai im i vrarë në luftë ka punuar në termocentral. Unë falënderoj Zotin që jam pjesë e KEK-ut. Gëzohem kur punon blloku dhe i jep energji Kosovës”, tha ai me emocion.

Ai gjithashtu falënderoi këngëtarin dhe humanistin Labinot Tahiri, i cili pas publikimit të videos i dhuroi atij 1000 euro si shenjë respekti për punën dhe përkushtimin.

“E falënderoj shumë Labinot Tahirin. Më ka emocionuar tej mase. Nuk e kam pritur një gjest të tillë”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit