spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Çfarë po bën, je i çmendur”, vritet biznesmeni në Itali

Një biznesmen është qëlluar për vdekje me thikë pasditen e së mërkurës në Varese. Davide Gorla, 50 vjeç, pronar i “Linea continua”, një dyqani luksoz me artikuj kancelarie në qendër të Busto Arsizio, në provincën e Varese, u godit me thikë nga një burrë, i cili më pas iku me vrap.

E gjitha ndodhi pak pas orës 18:00 të mbrëmjes, në rrugën Milano. Pronarët e bizneseve aty pranë u përpoqën ta ndihmonin viktimën dhe dhanë alarmin, ndërsa panë agresorin me thikë në dorë, pak para se të largohej.

Policia ka nisur kërkimet për burrin në qendrën historike e qytetit. Hetimi po koordinohet nga prokurorja publike Flavia Salvatore.

Sipas informacioneve fillestare, nuk bëhet fjalë për grabitje, megjithëse hetuesit nuk përjashtojnë hipoteza të tjera për momentin. Sipas asaj që është mësuar, biznesmeni është dëgjuar të bërtasë “çfarë po bën? Je i çmendur?” përpara se të vritet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit