spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Boksieri pëson nokaut dhe mbetet pa vetëdije! Momenti kur bie në tokë

Boksieri japonez Jin Sasaki pësoi nokaut fundjavën e kaluar, në një meç në kuadër të kampionatit të peshave të lehta WBO.

Gjatë raundit të pestë, Sasaki mori goditje të fuqishme në kokë nga kundërshtari i tij, Brian Norman Jr., pas së cilës humbi ndjenjat.

Sasaki bie në në dyshemenë e ringut, gjë që vetëm sa ia shtoi problemet.

Issei Nakaya, presidenti i klubit të Sasaki, zbuloi në një intervistë për mediumin britanik “Sun” se japonezi humbi kujtesën menjëherë pas meçit.

Pas kësaj, Sasaki u dërgua me urgjencë në spital dhe për fat të mirë, nuk ka gjakderdhje të brendshme.

Ai nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz fizik, por mbetet nën mbikëqyrje mjekësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit