Sot i jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të Policisë, Shyqeri Mahmuti – humbi jetën në aksidentin afër Liqenit të Badovcit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në magjistralen Gjilan–Prishtinë, afër liqenit të Badovcit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima është Shyqeri Mahmuti, rreth 63 vjeç, njëri nga drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksidentin tragjik.

I ndjeri, Shyqeri Mahmuti, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe sot do të i jepet lamtumira e fundit.

Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e fshatit Lladovë, më 25 qershor 2025, pas namazit të Ikindisë, rreth orës 18:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit