E dhimbshme: Ky është 73-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pouskë të Prizrenit

Gazeta raportoi pak më parë për një ngjarje të trishtë që është regjistruar të martën në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Bëhet fjalë për Hajredin Skenderin, rreth 73-vjeçar, i cili prej kohësh jetonte i vetëm. Ishte nipi i tij ai që kishte shkuar për ta vizituar, por kur dera nuk hapej, hyri nga ballkoni dhe u përball me pamjen tronditëse, daja i tij i shtrirë pa jetë.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe ekipi emergjent, të cilët konstatuan vdekjen. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i Vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rrethanat mbeten nën hetim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit