Nuk ndalet kërkimi për të moshuarin e zhdukur në Has – qytetarët ftohen të ndihmojnë me informacione

Kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur në fshatin Gorozhup të komunës së Prizrenit po vazhdojnë me intensitet të lartë edhe këtë të martë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se operacioni është ende aktiv dhe përfshin bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe një numër të konsiderueshëm vullnetarësh.

“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka bërë thirrje publike për ndihmë nga qytetarët që mund të kenë informacione të vlefshme që do të ndihmonin në këtë drejtim.

“Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në numrat e telefonit 112 apo 045112102.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit