Pronari i “Meka Food”, Burim Piraj, përmes një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar ndaj këtij lajmi duke treguar se kjo kompani nuk ka importuar mish të bardhë pule ashtu siç pretendohet nga lajmet e disa portaleve.
Kompania pasi ka dërguar mishin për analiza është urdhëruar nga AUV të mos përdoret derisa të vijnë analizat e mallit, dhe pas analizave kompania në fjalë ka kërkuar që malli të kthehet në origjinë .
Pra shkelje nuk ka pasur nga Kompania Meka Food, se sikur të kishte ndonjë shkelje atëherë AUV do të kishte ndjekur kompaninë me ndjekje penale.
Kompania Meka Food përveç që bëhen analiza në kufi ka dhe laboratorin e tyre që bëjmë analizat e të gjitha produkteve dhe përherë shesim produkte 100% të sigurta.










