spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani takon të dërguarin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Norvegjisë, si dhe rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme nga Norvegjia në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit, duke theksuar se kjo përkrahje është thelbësore në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo nënvizoi nevojën që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës dhe të ecë përpara drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike. Në takim u diskutuan edhe tema të tjera me interes të përbashkët dhe u riafirmua përkushtimi për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit