“E humbën jetën 9 anëtarë të familjes sime”, rrëfimi i veteranit për masakrën e Qyshkut

Më 14 maj 1999, në fshatin Qyshk të Pejës, forcat serbe masakruan barbarisht 41 burra shqiptarë, në një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë.

Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Lushi, tregoi rrëfimin e tij, duke theksuar se në këtë masakër kishte humbur 9 anëtarë të familjes.

Në atë kohë, Lushi ndodhej në burg dhe nuk kishte mundur të ndihmonte të afërmit e tij.

“Në Qyshk, njerëzit janë ndarë në tri shtëpi, ku më pas janë ekzekutuar dhe djegur brenda tyre, për të fshehur gjurmët e krimit. Por krimet nuk harrohen lehtë, sepse prej secilës shtëpi nga një person ka mbetur i gjallë”, u shpreh ai.

Të plotë rrëfimin e tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit