Gresa reagon ashpër ndaj kritikave për paraqitjen në ditëlindje: S’jam këtu për me ju pëlqy

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi, ka reaguar publikisht pas komenteve të shumta që mori për paraqitjen e saj në festën e ditëlindjes. Ajo ka zgjedhur të flasë për herë të parë për këto komente, duke u shprehur se nuk e ka parë të nevojshme të reagojë më herët.

“Nuk e kam parë të nevojshme të flas derisa tash, po e di që shumë kanë folur për një moment. E di që shumë kanë komentuar trupin tim, brekët e mia, peshën time. Edhe çka? Unë s’jam as momenti, as brekët, as pesha. Unë jam një çikë që organizoi një festë si mbretëreshë”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.

Gresa gjithashtu ka theksuar se është e gatshme të jetojë jetën ashtu siç dëshiron, pa kërkuar miratimin e të tjerëve.

“Unë jam ajo që e jeton jetën pa leje prej askujt e shumica nuk e keni këtë guxim. S’kam pasur nevojë me reagu, se s’jam këtu për me ju pëlqy. Jam këtu për me shkëlqy. E, nëse drita jem ju verbon, shane dritën, jo mua. Përveç brekëve s’keni parë asgjë akoma”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit