Tragjike në Prishtinë: Gruaja 51-vjeçare gjendet pa shenja jete në dhomën e saj – babai i saj nuk pranoi obduksionin

Një rast i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Anton Harapi” në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Burime të Gazetës brenda Policisë bëjnë me dije se rreth orës 19:00 të datës 23 qershor, viktima Ilire Demaj, 51-vjeçare, është gjetur pa jetë nga babai i saj, B.D., i cili menjëherë ka alarmuar autoritetet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë si dhe ekipi mjekësor i QKUK-së, i cili ka konstatuar vdekjen.

Sipas deklarimit të babait të viktimës, ajo kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale. Për këtë arsye, familja ka refuzuar procedurat e obduksionit, duke e konsideruar të panevojshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit