Një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi gjatë punës në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”, deklaroi Ahmeti.
Hetimet po zhvillohen në koordinim mes Policisë, Inspektoratit të Punës dhe Prokurorisë.










